Kin sulmon ashpër Murinjon: Si guxon e ankohet?

0

Mançester Junajtid fitoi pa shkëlqim dje ndaj Rostovit dhe trajneri Zhoze Murinjo fajësoi lodhjen nga kalendari i ngjeshur.

Justifikimi i trajnerit portugez ka tërbuar një legjendë të Junajtid, irlandezin Roi Kin, i cili si zakonisht nuk njeh diplomaci dhe në transmetim direkt në ITV shpërtheu: “Nuk kam dëgjuat kurrë në jetëm time kaq shumë idiotllëqe. Pse duhet të dëgjojmë plehra të tilla? Çfarë Murinjo thotë është budallallëk total.

” Ai është trajneri i Mançester Junajtid, një prej klubeve më të mëdhenj në planet. Skuadra që ai ka lojtarët që ai ka, janë të gjithë emra cilësorë e të superpaguar, por ai ankohet për kalendarin dhe lodhjen.

“Shihni kalendarin e Junajtid, ndeshjet e kupës kanë qenë të lehta, short super, shumë ndeshje në Mançester, si mund të ankohet?

” Mos ndoshta ky klub është shumë i madh për të dhe nuk i përballon dot kërkesat? Kundër Rostovit fitonin edhe rezervat e Junajtid”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here