Kimish projektohet në mesfushë, Bajerni në sulm për talentin e Monakos

0

Xhoshua Kimish e ka shprehur shumë herë të dëshirën për t’u rikthyer në rolin e mesfushorit, pozicion ku ka luajtur gjatë fillimeve të karrierës.  Për të kompletuar kalimin  e 24-vjeçarit në mes të fushës Bajernit i duhet të gjejë një tjetër alternativë për mbrojtësin e djathtë.

Benzhamin Pavard është emër që jep garanci, por drejtuesit e Bajernit kërkojnë të kenë një plan B, sidomos pas largimit të brazilianit Rafinja. Sipas medies franceze “footmercato”, Bajerni po zhvillon negociata me Monakon për kartonin e mbrojtësit gjerman Benjamin Henriks.

Ish-lojtari i Bajer Leverkuzen u ble për 20 milionë euro nga drejtuesit e Monakos një vit më parë. Për të lënë të lirë 22-vjeçarin Monako kërkon të paktën 35 milionë euro, shumë kjo që nuk pranohet nga Bajerni, por bavarezët janë të bindur se kërkesat e klubit nga Principata mund ulen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.