Kimish analizon humbjen: U treguam naivë dhe të pakujdesshëm

0

Mbrojtësi i Bajernit Xhoshua Kimish nuk është marrë shumë me fatin e keq, apo arbitrin, sepse sipas tij Bajerni u tregua “krejtësisht naiv dhe i pakujdesshëm”, në ndeshjen e humbur ndaj Realit të Madridit në vajtjen e gjysmëfinaleve në Champions League.

Kimish shënoi golin e Bajernit në minutën e 28-të, duke bërë që gjermanët të shpresonin për arritjen e fitores, por më vonë erdhi përmbysja e Realit, që barazoi në fundin e pjesës së parë me Marselon dhe fitoi ndeshjen me një gol të Asensios, i cili përfitoi nga një gabim i Rafinjës në minutën e 57-të.

Reali gjuajti vetëm 4 herë drejt kuadratit të portës së Bajernit dhe Kimish e pranon se disfata erdhi për fajin e Bajernit.

“U treguam shumë naivë dhe të pakujdesshëm me shanset që patëm. Reali goditi dy herë në portë dhe na shënoi, kjo është cilësia e tyre dhe nuk mund ta ndodhin gjëra të tilla”.

Rastet e shumta për gol kanë gabitur edhe Kimish: “Po, nuk luajtëm keq dhe jam i habitur edhe unë sa shumë raste krijuam, por bëmë gabime që në Champions League ndëshkohen, sidomos kundër Realit. Me aq shumë raste, duhej të kishim shënuar sërish që në pjesën e parë dhe do ta kishim vrarë ndeshjen”.
Gjithsesi, Kimish nuk dorëzohet dhe kujton fitoren e Juventusit në Madrid: “Pamë qartë që Reali ka edhe dobësi. Edhe sezonin e shkuar e përmbysëm, pothuajse, duke shkuar në shtesa. E dimë që duhet të shënojnë të paktën 2 gola, por Juventusi tregoi se nuk është e pamundur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.