Kilian… Bolt! Uebi “kurorëzon” Mbape…

Nuk e dimë nëse Usain Bolt e ka parë ndeshjen Argjentinë-Francë, por e sigurt është që ka parë “botë”  e uebit dhe rrjetet sociale, ku vrapimi i jashtëzakonshëm i sulmuesit të ri francez, që ka qenë një “rrufe” e pakapshme nga Maskerano & Co, është krahasuar pikërisht me rekordmenin sprintier…

E ndërsa Bolt po provon futbollin në Norvegji me Stromsgodset, në Rusi, Mbape po provon të bëhet atlet, edhe pse dopieta e fut në histori dhe e afron në një piedestal me Pele…

Të kujton edhe filmin e famshëm “Forest Gump”, ku aktori në fjalë, Tom Hanks, ishte i paralizuar, por nisi një vrapim që do të ndalej pasi i ra Amerikës kryq e tërthor…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *