Kili turpërohet, bashkëshortja e Klaudio Bravos lëshon akuza të rënda

Surpriza e madhe e kualifikueseve të Botërorit në zonën e Amerikës së Jugut ishte padyshim eliminimi i bujshëm i Kilit, kampion i kontinentit, që u mund 3-0 në Brazil, në një kohë që edhe 1-0 mund t’i mjaftonte për të kaluar.

Pas eliminimit të hidhur, ka shpërthyer në Instagram bashkëshortja e portierit Klaudio Bravo, Karla Pardo, e cila ka lëshuar akuza të rënda: “Faleminderit, Kapiten Amerika, për gjithçka, ishte fantastike. Por ka disa lojtarë që e veshin fanellën e kombëtares dhe e bëjnë pa u treguar profesionistë. E di që shumica e lojtarëve të kombëtares kanë dhënë shpirtin, por disa të tjerë kanë festuar dhe nuk janë stërvitur më pas, ngaqë kishin pirë shumë dhe kishin dhimbje koke. Sipas kokës, festen. Sepse tani një komb i tërë po qan”.

Akuzë e rëndë, që aludon se një pjesë e kombëtares kiliane nuk ka qenë e përqendruar dhe nuk ka dhënë gjithçka për atdheun e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *