Kili e çon Aleksis Sançezin te Bajerni

0

Mund të ketë qenë një gabim i thjeshtë, por ndoshta mund të ketë diçka më shumë se kaq.

Kombëtarja e Kilit ka publikuar listën e lojtarëve që do ta përfaqësojnë në Kupën e Konfederatave muajin e ardhshëm dhe në postimin në Twitter është vënë re gafa.

Aleksis Sançez, sulmuesi i njohur i Arsenalit, është listuar si futbollist i Bajernit të Mynihut!

Më pas gabimi u korrigjua, por ka bërë bujë, sepse ditët e fundit janë shtuar zërat që e çojnë sulmuesin në Gjermani, aq sa mediat angleze rapprtojnë se ditët e fundit agjenti i kilianit ka qenë në Mynih.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image