Kilet e tepërta të penalizojnë edhe po ishe vëllai i… Pogbasë

Matias Pogba është sulmuesi i kombëtares së Guineas dhe vëllai i madh i Pol Pogbasë. Ndërkohë që mesfushorit francez po i shkon gjithçka vaj, me fitimin e Kupës së Botës dhe gradimin si kapiten i Mançester Junajtid, situata e 27-vjeçarit është ndryshe. Ai ishte pjesë e Spartës së Roterdamit para dy sezonesh, ndërsa vitin e kaluar qëndroi pushim për shkak të një dëmtimi.

Së fundmi, sulmuesi ka tentuar ta nisë nga e para, duke qenë në tratativa me ekipin e KFC Uerdingen, të cilët militojnë në kategorinë e tretë gjermane. Por këta të fundit kanë refuzuar të afrojnë në ekip vëllain e Pol Pogba. Diçka të tillë e tregon trajneri i ekipit gjerman, Stefan Kramer, i cili ka shpjeguar vendimin e marrë.

“Matias e larguam, sepse nuk ishte në gjendje të përmirësonte ekipin tonë. Ai nuk ishte akoma gati fizikisht. Matias ka një fizik të mirë për një numër 9, por ai kishte më shumë kile seç duhej”, tha trajneri gjerman.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *