Kievo siguron talentin Isufaj, detajet!

Andrea Isufaj është zyrtarisht një lojtar i Kievos. Pas huazimit prej një sezoni nga Areco te të rinjtë e verdhebluve, ka ardhur edhe transferimi zyrtar. Sipas asaj që ka zbuluar “Sport Ekspres”, veronezët kanë blerë kartonin e sulmuesit të talentuar shqiptar për 100 mijë euro dhe dy lojtarë të rinj në marrëveshje që do të kalojnë te Areco. Ai ka firmosur për 4 vite.

Isufaj shënoi 12 gola në 23 ndeshje për të rinjtë e Kievos, gjë e cila bindi drejtuesit e klubit të klubit veronez që të blejnë përfundimisht kartonin e tij. Sulmuesi shqiptar po ashtu është thërritur edhe nga ekipi i parë i Kievos në disa ndeshje të Serisë A, edhe pse nuk ka luajtur në asnjë prej tyre. Trajneri Maran ka thënë fjalë të mira për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *