Kievo “nuk del pa lagur”, ja dënimi që do të marrë!

Kievo mund t’ia hedhë me një dënim të lehtë, pasi Prokuroria në Federatën Italiane të Futbollit kishte kërkuar heqjen e 15 pikë dhe dënimin e presidentit Luka Kampedeli për 36 muaj. Një dënim i rëndë nëse do të jepej.

Gjithsesi së fundmi nga ANSA vjen lajmi se Kievos do t’i hiqen tre pikë këtë sezon, ndërkohë që për numrin një të klubit pezullimi do të jetë i vlefshëm për tre muaj. E gjithë kjo situatë u krijua pas akuzave për fitime fiktive.

Kievo këtë verë rrezikoi edhe rënien në Serinë B, por avokati i klubit veronez, Marko De Luka, ka insistuar në pafajësinë e Kievos në këtë çështje. Gjithsesi duket se klubi i Serisë do t shpëtojë pa dënim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *