Kielini: Nuk është finale me Poloninë, unë jo i pazëvendësueshëm

Liga e Kombeve është një kompeticion i ri dhe normalisht që një pjesë e njerëzve nuk e dinë mirë se si funksionon, por ka dhe nga ata që janë në botën e futbollit që e harrojnë apo nuk është se i kushtojnë shumë rëndësi formulave të kompeticioneve.

Xhorxho Kelini ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Poloninë. Mbrojtësi ka theksuar se nuk është një finale takimi i nesërm kundër polakëve, por duket se nuk e di se nëse nuk merr fitoren e ka matematikisht të pamundur që të arrijë Portugalinë e vendit të parë.

“Nuk mund të them se ndeshja me Poloninë është një finale, por them se do të ishte një shtysë e madhe për ne drejt Europianit, por nuk duhet të harrojmë se kemi një rrugë të gjatë para. Ndeshja me Ukrainën? Bëmë një ndeshje të mirë dhe më vjen keq, pasi me atë që shprehem në fushë duhet të kishim shënuar dhe dy gola të tjerë. Nuk më pëlqen të flas për atë që kemi lënë pas. duhet të shohim para, pasi kemi një skuadër të mirë. Unë nuk e ndjej veten të pazëvendësueshëm, pasi me ne janë dhe 26 apo 27 djem të tjerë me shumë kualitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *