Kielini i përgjigjet Murinjos: Do të më pëlqente të shkoja në Harvard

Javën e shkuar Juventus luajti në “Old Traford” kundër Mançester Junajtid, një sfidë të vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Champions League”. Bardhezinjtë arritën të merrnin një triumf mjaft të rëndësishëm, me një fitore minimale, ku golin e vetëm e shënoi Paolo Dibala.

Gjithsesi, përveç ndeshjes, ajo që ra në sy ishte deklarata e Murinjos pas sfidës, ku tekniku portugez tha për mediat se Bonuçi dhe Kielini duhet të shkojnë në Universitetin e Harvardit për të dhënë mësim se si mbrohet. Lidhur me këto deklarata, Xhorxho Kielini ka dhënë një përgjigje, teksa ka thënë se mund të shkojë në Harvard, por vetëm si student.

“Do të më pëlqente shumë që të shkoja atje. Unë kam mbaruar ekonomi në Universitetin e Torinos dhe do të kisha dëshirë që të bëja një master në Harvard. Do të shkoja si student, jo si profesor për taktikat mbrojtëse”, ka përfunduar Kielini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *