Kielini: Gabuam në goditjet standarde, në Torino ndreqim gjithçka

Xhorxho Kielini ishte një ndër protagonistët e ndeshjes së sotme, ku u përfshi në një incident prej të cilit Atletikos së Madridit iu anulua një gol i rregullt.

Pamjet filmike treguan një shtyrje jashtëzakonisht të butë, nga ato që ndodhin në çdo sekond, por për arbitrin kryesor aq mjaftoi për t’ua prishur qejfin të zotëve të shtëpisë.

33-vjeçari foli për mediet e pranishme në stadium në përfundim të sfidës së sotme ku ekipi i tij u mund me rezultat 2 – 0.

“E dinim që ata ishin të rrezikshëm në goditjet standarde dhe duhet të ishim më të kujdesshëm në ato lloj situatash. Gjithsesi duhet të ruajmë qetësinë, pasi ende mund t’ia dalim. Duhet ta fshijmë shpejt nga mendja këtë që ndodhemi dhe të përpiqemi të fitojmë në Torino”, tha Kielini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *