“Khabib vs Mayweather” thuajse e kryer, rusi gjen arenën perfekte

0

Khabib Nurmagomedov ka thyer heshtjen duke reaguar për duelin e boksit, që përflitet se mund të ndodhë midis tij dhe legjendës amerikane Floyd Mayëeather. Ditën e sotme kampioni i arteve marciale postoi një foto në llogarinë e tij në “Instagram” ku takohej me Umar Kremlev,m  kreun e federatës së boksit në Rusi.

“Diskutuam mbi duelin me Mayweather. Dua që që arena e përballjes të jetë stadiumi legjendar “Luzhniki” . Jam i bindur se mund të mbledhim 100000 spektatorë, si dhe të vendosim të një rekord për sa i përket abonimeve për transmetimin e ndeshjes e çka është më e rëndësishmja për mua, babai im do të jetë në cep të ringut duke më mbështetur, pasi për të shkuar në Moskë nuk duhet vizë”, shkroi rusi, i cili nuk e pati pranë babain në duelin ndaj MekGregor, pasi autoritetet amerikane nuk pranoi ta pajiste me vizë.

                                               Arena Luzhnikë. Moskë

Gjithsesi  nuk do të jetë aspak e lehtë për të bindur amerikanin Mayweather të luftojë jashtë vendlindjes së tij, pasi kjo nuk ka ndodhur në asnjë prej 50 dueleve të tij të mëparshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.