Këto janë të dashurat e 22 lojtarëve Madrilen (FOTO)

Flakrim Jusufi

Po e fillojmë nga porta me Keylor Navas i cili është i martuar me modelen, Andrea Salas. Fryt i marteses se tyre janë dy femijet, Mateo dhe Daniela.

Tjetri gardian i Real Madridit, Casilla është i martuar me 28 vjeçaren Rosa Isern. Çifti në fjalë kanë një vajzë 3 vjeçare të quajtur Ainara. Casilla është një baba dhe bashkëshort shumë i kujdesshëm, ai gjithmonë pasditen e kalon më gruan dhe vajzen e tij.

Nga reparti i portes dalim tek ai i mbrojtjes. E fillojmë me Ramosin i cili është në lidhje me modelen spanjolle, Pilar Rubio që nga viti 2009. Futbollisti dhe modelja kanë dy femijë, të dy të gjinisë mashkullore.

Pepe dhe Ana Sofia është çifti tjetër Madrilen. Shkendijat e dashurisë u shfaqen kur ata u takuan në vitin 2007. Pepe dhe Sofia janë prindër të dy fëmijëve: një vajze dhe një djali që i kanë pagëzuar me emrat Emily dhe Angeli.

Varane është lojtari tjetër Madrilen i cili marrëdhenien me te dashurën e tij, me Camille Tytgat e kurorëzoi me martesë vitin e kaluar. Çifti si duket nuk e sheh veten si të gatshem për të qenë prindër.

Çifti i rradhes është, Nacho dhe bashkëshortja e tij Maria Cortes. Ata u martuan në vitin 2014 dhe kanë një vajzë me emrin Alejandra.

Ata u takuan kur ishin vetëm 15 vjeçar e kjo dashurie e tyre vazhdoi për vite me rradhe derisa vendosen që lidhjen e tyre ta kurorzojnë me martesë me 27 dhjetor të vitit 2008. Është fjala për Marcelon dhe Clarice Alves. Çifti kanë dy djemë që quhen Enzo dhe Liam.

Fabio Coentrao dhe  Andreia Santos janë çifti simpatik Madrilen. Dyshja në fjalë janë prindër të dy femijeve, një vajze me emrin Victoria dhe një djali me emrin Henrique. Bashkëshortja e Coentraos dhe ajo e Pepes kanë një marrëdhenie tejet miqësore midis tyre.

Carvajal dhe Marta Morales është çifti Madrilen i rradhës. Ata janë të dashuruar thellësisht me njeri-tjetrin dhe këtë dashuri mes tyre e shfaqin përmes rrjeteve sociale. Çifti ende nuk kanë menduar që të martohen apo edhe të bëhen prindër.

Janë në lidhje dashurie që nga viti 2010-të. Mban emrin si te bashkëshortes se Marcelos, i përket të njëjtës kombësi asaj braziliane, poashtu të kësaj kombësie i përket edhe bashkëshorti. Bëhet fjalë për Clarice dhe Danilon. Ata janë prindër të një vajze të vetme, që ka emrin Miguela. Çifti në fjalë vendosi kurorë këtë verë pas një sezoni të mrekullueshëm të Danilos me Real Madridin.

Vazhdojmë tutje në mesfushë. Këtu ku bashkohet perfeksioni. Startojmë me Casemiron i cili pas 3 viteve në lidhje i kërkoi dorën familjes se Annas me të cilen u martua me 28 qershor të 2014-së në Brazil. Janë prindër të një vajze me emrin Sara.

U martuan në vitin 2014-të në Gjermani, vendit edhe të cilit i përkasin. Kanë dy femijë, Alejandran dhe Nachon. Fjala është për Toni Kroos dhe të dashurën e tij Jessica. Cifti janë shumë të kujdesshëm në raportet prindër-femijë.

Modric është i martuar me kroaten Vanja. Ata u takuan në vitin 2004-të ndëra u martuan tek pas 6 viteve në Zagreb të Kroacisë. Sot ata janë prindër të dy femijëve, Ivanit dhe Emas.

Vjen një çiftë me preardhje nga Amerika Latine. Është fjala për James dhe Daniela, motren e portjerit te Arsenalit, David Ospina. James dhe Daniela u martuan në vitin 2010-të dhe kanë një vajzë të quajtur Salome.

Kovacic është në lidhje dashurie me bukuroshen, Izabel Andrijanic. Çifti në fjalë vendosi të martohet në këtë verë pas një sezoni të mrekullueshëm të Kovacic me fanellën e Real Madridit.

Lojtari tjetër Madrilen që është në lidhje dashurie është Isco që është në lidhje me Victorian. Çifti kanë një djalë të vogël.

Vazquez është në lidhje dashurie me bukuroshen Macarena Rodriguez. Çifti nuk kanë femijë por ata vendosën kurorë gjatë kësaj vere pas një sezoni fantastik me Real Madridin.

Nga mesfusha kalojmë tek sulmi. As këtu nuk mungojnë super-femrat e lojtarëve Madrilen. E nisim me më të riun Marceo Asensio i cili është në lidhje dashurie me Marina. Ata janë bashkë që nga viti 2016 teksa fitojnë epitetin e çiftit më të ri në ekipin Madrilen.

Një tjetër çift i ri është lidhja në mes Marianos dhe Yaiza. Ata janë bashkë që nga 31 tetori 2015. Nuk janë të martuar dhe nuk kanë femijë.

Moratas i bëri mirë jeta në Itali jo vetëm në aspektin profesional por edhe në atë privat. Ai u dashura me bukuroshen Alice Campello që vjen nga qyteti i të dashuruarve, Venediku. Çifti në fjalë u kurorëzua këtë verë pas një sezoni të jashtëzakonshëm të Moratas me fanellën e Real Madridit.

Gareth Bale është i fejuari i Emmas. I përkasin të njëjtes kombësie, pra asaj uellsiane. Dashuria e tyre daton që kur ata ishin 17-18 vjet. Bale e Emma janë prindër të dy vajzave të mrekullueshme, Alba & Nava.

Cristiano Ronaldo njihet si një Don Zhuan që ndërron vazhdimisht të dashurat. Ylli Portugez, përveç se është një lojtarë jashtëzakonisht i suksesshëm në fushë, është poashtu i suksesshëm edhe jashtë saj. Ai para disa ditësh njoftoi që është bërë baba i dy binjakëve ndërsa zëdhënësi i tij konfirmoi që e dashura aktuale, Georgina Rodriguez, është shtatëzënë. Një golashënues i vërtetë!

E perfundojmë me trajnerin Zidane i cili është martuar në vitin 1994, vit ku disa prej futbollisteve aktual te Realit sapo i kishin mbushur 1 vjet apo 2 vjet,  me francezen  Véronique. Zidane dhe Veronique kanë katër djemë, Enzon, Lucan, Theo dhe Elyaz, që janë duke e ndjekur profesionin e babait por në pozicione të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *