Këto janë grupet e Europa League

0

Manchester United do të përballet me sulmuesin Robin van Persie (Fenerbahce) në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Ky qe një nga rezultatet më të bujshme të shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës një ditë pas atij të Ligës së Kampionëve. “Djajtë e kuq” do të përballen gjithashtu me Feyenoordin dhe ukrainasit e Zorya Luhanskit në grupin A. Klubi anglez e shiti holandezin në skuadrën turke në korrik të vitit 2015, pas tre sezonesh në “Old Trafford”. Shtatlarti e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë të kampionatit turk.

14054195_1223033384430552_2911477999486132151_n

Ndërkohë, skuadra Qarabag e mbrojtësit kuqezi Ansi Agolli do të jetë në grupin J së bashku me Fiorentinën, PAOK-un dhe çekët e Liberecit. Fati u ka buzëqeshur skuadrave italiane, pikërisht ashtu si edhe dje. Kështu, Roma është në grupin E së bashku me Austrinë e Vienës, Viktoria Plzenin dhe Astrën, kurse Interi do të përballet me Sparta Pragën, Sauthemptonin dhe ekipin izraelit Hapoel Shiva.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here