Këto grushta të marra nuk janë shaka, por djali i rrugës Diaz ndalohet nga doktori

Dueli i vitit mes Nate Diaz dhe Jorge Masvidal, përfundon me triumfin e këtij të fundit, megjithëse jo në mënyrën që të dy luftëtarët dhe spektatorët do të dëshironin. Masvidal merr kështu titullin më të ri të krijuar në UFC “Baddest Motherf***er in the Planet”, që u krijua enkas për këta dy luftëtarë.

Ndeshja ka zgjatur vetëm 3 raunde dhe është mbyllur nga ndërhyrja e mjekut, i cili nuk e lejoi më duelin të zgjaste dhe shkak për këtë ishte ajo çarje në vetullën e syrit të djathtë të Diaz. Megjithëse në të shkuarën, djali i rrugës që dallon lehtësisht nga sportistët e tjerë për shkak të sjelles prej adoleshenti ka vazhduar të ndeshet pavarësisht këtij problemi.  Vetulla është një pjesë delikate e Diaz pasi gjithmonë ka gjakderdhje prej andej. Por këtë herë ndaj Masvidal do të ishte doktori që u hoqi entuziazmin tifozëve të pranishëm, të cilët duke njohur Nate Diaz e dinin se ajo ndeshje do të shkonte deri në fund pa ndërhyrje.

Madje edhe vetë sportisti është shprehur pas ndeshjes se nuk dëshironte të ndalej me aq, por t’I shkonte deri në fund këtij dueli. Gjatë gjithë kohës ka pësuar grushtat e Masvidal, por nuk e ka çuar asnjëherë ndër mend tërheqjen. Kjo ka sjellë edhe vlerësimin e fituesit: “Diaz është një qen i ndyrë, atë të duhet vetëm ta vrasësh”. /Sport Ekspres/