Këta e dijnë vendimin para shpalljes! Skënderbeu reagon për dënimin dhe SportRadar

Skënderbeu e ka besimin për të fituar çështjen dhe të heq dënimin e marrë në Europë në Gjykatën Federale. Jo pak, por 10 iu dhanë korçarëve që nuk mund të luanin në kompeticione si “Europa League” apo “Champions League”.

Dita-ditës po dalin lajme të reja se “Sport Radar” ka bashkëpunime me mafian, duke u vendosur shumë në dyshim pastërtia e asaj që dënoi Skënderbeun. Këta herë klubi ka publikuar të tjera mesazhe, që dukeshin qartazi se kishin qëllimin vetëm për të dënuar klubin e Takajt dhe jo të vendosnin drejtësi. /Sport Ekspres/