Kesi: Çelësi i suksesit? Duhet të luajmë si ky lojtar!

Frenk Kesi ishte protagonist në fitoren e sotme që Milani mori kundër Empolit. Mesfushori i blerë nga Atalanta shënoi golin e dytë të takimit dhe pas ndeshjes u shfaq i kënaqur. Titulli është objektiv i pamundur, por nëse parakalohet Interi në renditje me siguri tifozët e Milanit do të gëzoheshin shumë.

 

Vendi i tretë, që mbahet nga zikaltrit është vetëm një pikë larg. Gjithsesi Interi ka një ndeshje më pak. I pyetur nëse është i arritshëm vendi i tretë, Kesi është shprehur: “Kampionati është akoma i gjatë, duhet të përgëzoj shokët e skuadrës dhe të mendojmë të marrim fitore të tjera. Ky është Milani më i mirë, por duhet të mendojmë vetëm të ndjekim udhëzimet e trajnerit”.

“Goli? Duhet të vazhdoj kështu dhe të shënoj më shumë se sezoni i shkuar”, ka shtuar mesfushori i kuqezinjve, i cili më pas jep edhe recetën për të realizuar objektivin kryesor: pjesëmarrjen në Champions League. 

“Bakajoko? Futbolli u tillë është, kur gjërat shkojnë keq të vërshëllejnë. Tani është një lojtar i mahnitshëm. Por nuk duhet të ndalemi këtu. Nëse të gjithë luajmë si Bakajoko, mund të realizojmë objektivin sezonal”, është shprehur Kesi për Sky Sport.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *