“Kështu do luhet me Francën?” Kritikat e Hafizit: Ndoj nuk më pëlqeu, Manaj nuk di të shënojë

Astrit Hafizi ka pasur kritika për të gjithë lojtarët menjëherë pas takimit të Shqipërisë ndaj Andorrës. Gjithçka u mbyll në një barazim me shifrat 2-2, ndërsa për Kombëtaren shënoi Balaj dhe Manaj.

Ish-trajneri i Shqipërisë kishte shumë rezerva për disa lojtarë kuqezinjë. Nuk kursehet as Ndoji që luan në Seria A, pavarësisht se vinte nga një dëmtim serioz dhe kishte kohë që ishte jashtë fushës së blertë.

“Ndoj nuk më ka pëlqyer fare. Ramadani gjithashtu që nuk ishte në nivelin e duhur. Kështu do të luhet me Francën? Për Manajn nuk duhet të surprizohemi, nuk është sulmues goli. Ai është punëtor, mund të prodhojë raste, por jo për t’i dërguar në rrjetë. Pra nuk di të shënojë shumë. A keni informacion sesa gola ka shënuar te Albacete? Se në bazë të njohurive të mia nuk i ka kaluar 7 gola”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *