Këshillat e Salihit dhe elozhet e trajnerit, Balaj flet para austriakëve

0

Debutimi i Bekim Balajt në kampionatin austriak nuk mund të kishte shkuar më mirë. Sulmuesit shkodran iu deshën vetëm pesë minuta për t’i dhë avantazhin skuadrës së Shturm Grac në transfertën e djeshme ndaj Volfsberger.

Në fund të takimit, Balaj foli për mediet austriake ku zbuloi se në përshtatjen me kampionatin austriak po e ndihmon Hamdi Salihi, një sulmues ky që ka lënë gjurmë në futbollin e atjeshëm. Trajner Nestor El Maestro nuk i kurseu komplimentet për “bomberin” e rij, ndërsa shpjegoi se Balaj mund të kishte çuar shifrat në 2 – 0, po të mos kishte qenë për gjendjen jo të mirë fizike, diçka e pritshme kjo pasi Balaj vjen nga më shumë se dy muaj pa stërvitje.

Ndeshja e parë, goli i parë, tre pikë. Ishte një fillim shumë i mirë, por mund të kisha bërë akoma dhe më mirë, gjithsesi gjëja më e rëndësishme është që morëm tri pikët. Sot mora përshtypjet e para mbi futbollin austriak. Nuk dija shumë mbi kampionatin, por Hamdi Salihi më ka dhënë disa këshilla dhe informacione mbi klubin dhe futbollin në vendin tuaj. Ai ka shënuar shumë gola këtu dhe të njëjtë gjë dua të bëj dhe unë”, tha Balaj pas ndeshjes

Skuadra ime bëri një paraqitje shumë të mirë. Ishte një ndeshje e luftuar dhe këto fitore vlejnë shumë. Jam shumë i kënaqur me Balajn, është një sulmues dhe e bëri punën e tij. Pati një rast të shkëlqyer për të çuar rezultatin në 2 – 0, por nuk është ende në formën e duhur dhe u lodh shpejt”, tha trajneri i Shturm Grac.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.