“Këshilla” për Ançelotin, Milik: Çfarë sulmi me Insinjen dhe Mertens…

Golat e Milik dhe Fabian Ruiz i dhanë fitoren Napolit kundër Sasuolos në Kupën e Italisë, ndërsa ekipi i Ançelotit do të përballet në çerekfinale me Milanin.

Bomberi polak ka shënuar golin e shtatë në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa flet për fitoren me Sasuolon, objektivat e klubit dhe në fund pohon faktin që ai, Insinje dhe Mertens mund të luajtën të tre bashkë në repartin ofensiv.

Kundër Sasuolos nuk ishte ndeshja ime më e mirë. Është e vështirë të jesh në formë kur kthehesh nga pushimet. U eliminuam nga Champions, por do të tentojmë t’u dhurojmë gëzim tifozëve tanë në Kupën e Italisë, Europa Ligë dhe, pse jo, në kampionat. Tani duhet të përqendrohemi te Lacio, ndërsa më pas do të mendojmë për dy ndeshjet me Milanin. Do të jetë bukur të luajmë dy transferta përballë një ekipi të fortë si kuqezinjtë.”

“Nuk kemi titullarë në këtë periudhë, por shumë lojtarë të fortë në sulm. Ka shumë ndeshje dhe do të luajnë të gjithë. Kemi shumë kualitet, Lorenco (Insinje) është i fortë dhe gjendet mirë dhe në të majtë të sulmit. Unë, ai dhe Mertens mund të luajmë të tre bashkë në sulm”, përfundon sulmuesi polak i Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *