“Këshilla nga Edi Rama për Koronavirus? Lani duart”, flet Olsi Rama: Kur erdhi Sormani, nuk i kërkuam titullin kampion

Olsi Rama ka folur për situatën te Partizani, menjëherë pas asaj humbje me shifrat 1-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Shkodranët arritën që të grumbullonin tre pikët e radhës falë golit të Gilman Likës me 11-metërsh. Ndërkohë aspak i kënaqur ishte Olsi Rama për mediat, që ndryshe nga më parë, këtë herë nuk e kishte me arbitrimin, por me lojtarët e tij. Gjithashtu ka edhe një batutë për këshillën e dhënë nga kryeminstri dhe njëkohësisht vëllai i tij, Edi Rama:

“Humbja me Vllazninë dhemb dhe bën pis ujërat në klasifikim. Ne do vazhdojmë të respektojmë garën siç kemi bërë gjithmonë. Trajneri është marrë për periudhë afatgjatë dhe nuk e kërkuam dhe që t’i vendosnim si kusht titullin kampion, por për projektin e së ardhmes. Lojtarët ndoshta nuk janë mësuar që të luajnë për këto objektiva dhe nuk po mësohen dot. Fakti që luajtëm pa tifozë ishte humbje për futbollin, por në kushtet që ishim, ishte zgjedhja e vetme. Më vjen keq se tifozët e Shkodrës janë si të Partizanit, janë model. Këshilla që më ka dhënë Edi Rama? Ajo lani duart, por nga çfarë të lajmë duart është muhabeti”, ka thënë duke buzëqeshur Olsi Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *