Këshilla e Ronaldos: Juventus, na duhet ky lojtar

Kristiano Ronaldo është një futbollist plot kualitet dhe personalitet. Portugezi po shijon sezonin e parë në Serie A me Juventusin e tij. Kampionati është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i titullit kampion, ndërsa Champions Liga është objektivi i madh.

Sulmuesi ka një influencë të madhe te drejtuesit e klubit, të cilëve ju jep këshilla dhe ide të ndryshme sa i përket merkatos. Siç raporton spanjollja “Sport”, 34-vjeçari i ka bërë një kërkesë bardhezinjve: merrni Rafael Varan.

Ata njihen mirë së bashku, pasi kanë luajtur dhe fituar për shumë sezone me Realin e Madridit. Ronaldo e vlerëson shumë francezin, i cili është ndër mbrojtësit më të fortë në botë.

25-vjeçarit i përfundon kontrata me “Los Blancos” në vitin 2022, ndërsa klauzola e largimit të tij është 500 milionë euro. Megjithatë, gjithmonë sipas medias iberike, nevojiten të paktën 90 milionë euro për të nisur negociatat me Florentino Perez. CR7 i ka kërkuar drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” që të sakrifikojnë për një lojtar të tillë, i cili do të përforconte shumë repartin defensiv të Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *