Këshilla dhe donacione/ Roma bëhet ekipi i parë që “nis” luftën kundër koronavirusit: Dhurojmë ndihmë për spitalin e kryeqytetit

0

Në Itali vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar afro 50 viktima nga Koronavirusi. I gjithë vendi është futur në një izolim dhe masa të rrepta sigurie shëndetësore. Kjo ishte pikërisht edhe arsyeja që shtyu Federatën italiane të mbyll stadiumet 1 muaj për tifozët. Madje edhe pezullimi i kampionatit u duk si alternativ për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve.

Të gjitha skuadrat në Itali janë solidarizuar me situatën kaotike ndërsa ekipi i Romës ka marrë edhe angazhime të mëtejshme. Fillimishit është postuar një video mesazh nga lojtarë të ndryshëm të ekipit të Romës mbi masat e higjenës. Po ashtu, një nismë bamirësie ka nisur të përhapet nga skuadra e kryeqytetit. Roma njofton se kanë nisur mbledhja e donacioneve për të dhuruar maska dhe xhel disifektues për një nga spitalet e kryeqytetit./Sport Ekspres/

Postimi i plotë:

“Spitali i kryeqytetit është një nga qendrat që në vendin tonë po lufton betejën për të shpëtuar jetën e njerëzve që janë infektuar. Klubi, përmes fondacionit të tij” Roma Cares “, synon të mbështesë komunitetin e Romës në këto orë që shohin qytetin e përfshirë në luftën kundër epidemisë. Për më tepër, nga 10 mars do të fillojë procesi i shpërndarjes së 2 mijë shisheve xhel sanitues për klientët e Dyqanit Romë në Piazza Colonna”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.