Kerrik zbulon momentin më të errët: Për dy vite isha në depresion

Majkëll Kerrik gjithmonë do të kujtohet si një ndër mesfushorët më të mirë të Mançester Junajtid. Anglezi u tërhoq nga futbolli vitin e shkuar, që për të cilin ishte i 12-ti me fanellën e “djajve të kuq”. Ish-mesfushori tani mbulon rolin e asistentit të trajnerit aktual të Junajtid.

Kerrik është rikthyer të flasë për mediat në lidhje me kohën kur luante tek Junajtid dhe ka zbuluar gjithashtu një periudhë të errët që ai ka kaluar në karrierën e tij. Momenti për të cilin ka folur anglezi ka qenë koha kur Junajtid humbi finalen e “UEFA Champions League” përballë Barcelonës me shifrat 0-2. 37-vjeçari ka zbuluar se ka kaluar dhe një periudhë depresioni nga ajo sfidë.

“Te goli i parë i Barcelonës, ishte një gabim i imi, pasi humba topin dhe aksioni i Barçës përfundoi me gol. Ishte një moment i vështirë. Gjithë kohës pyesja veten se përse duhet ta bëja një gjë të tillë. Çdo gjë mu bë mjaft e vështirë më pas, më dukej sikur isha në depresion dhe kjo zgjati thuajse dy vite. Ishte momenti më i ulët i karrierës sime. Gjithashtu në fund të atij sezonit ishte Kupa e Botës. Ai kompeticion ishte ëndrra ime më e madhe, por pas finales së Champions nuk doja të shkoja në Afrikë. Doja vetëm të qëndroja i mbyllur në shtëpi”, ka përfunduar ish-mesfushori i Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *