Kërkon të blejë Marsejën, e shfrenon fantazinë në merkato: Mund të sjellë Kristiano Ronaldon dhe Zidane

Olimpik Marseja mund të ndryshojë pronësinë në të ardhmen, ndërsa një prej kandidatëve është sipërmarrësi francez-tunizian, Mohamed Ayachi Ajroudi. Skuadra e njohur në “Ligue 1” ka përfunduar në vendin e dytë në kampionatin e fundit, por ka shumë probleme ekonomike dhe nëse buxheti nuk do të rritet shpejt, atëherë lojtarët kryesorë mund të largohen në merkaton e verës.

Për këtë arsye janë shpallur edhe dy kandidatët që kërkojnë të marrin drejtimin e skuadrës, ku fillimisht ishte Mourad Boudjellal që hyri në garë. Më datën 30 qershor erdhi edhe Mohamed Ayachi Ajroudi, që në një intervistë të shkurtër për “Le Figaro” e ka shfrenuar fantazinë, duke lënë të hapur mundësinë e marrjes së Ronaldos dhe Zidan.

“Unë e dashuroj futbollin. Më pëlqen disiplina gjermane, veçanërisht Bajerni. Vlerësoj stilin e lojës të Barcelonës. Gjithashtu nuk harroj kurrë Kristiano Rolandon. A do ta sjellë te Marseja? Gjithçka ndodh në jetë, është ëndërra që më mban “të ndezur”. Andre Villas Boas është një trajner i mirë, por të marrim Zidane? Do ta shohim atë që do të ndodh”, ka thënë duke buzëqeshur Ajroudi që pritet të shpenzojë shifra të çmendura në merkato. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *