Kërkon me patjetër fitoren, Martini flet për Skënderbeun: As ata vetë nuk e dinë për çfarë luajnë

Teuta do të presë ditën e nesërme Skënderbeun në Durrës për të luajtur ndeshjen e radhës në Superiore. Në një prononcim për “Supersport“, trajneri Edi Martini vlerëson maksimalisht ekipin juglindor. Madje sipas tij edhe pse vetë Skënderbeu nuk e di se për çfarë luan këtë sezon, sërish mbeten një kundërshtari i fortë. Megjithatë synimi i vetëm për ekipin e tij ditën e nesërme ëshët fitorja, e cila do i shërbejë për ecurinë drejt objektivit të Teutës këtë sezon.

“Ndeshja me Skënderbeun është një ndeshje shumë e fortë. Skënderbeu për mua është një nga ekipet më të mira. Shoh shumë pak pika të dobta të tyre. Ka një ekip mjaft të kompletuar pavarësisht gjendjes psikologjike të tyre, as ata vetë nuk e dinë për çfarë luajnë. Ka një ekip që bën lojë shumë të mirë, por duhet të bëjmë kujdes. Ne nuk kemi rrugë tjetër përveç fitores. Duhet të luftojmë humë, duhet të djersijmë shumë, duhet të jemi me këmbë në tokë nga fillimi në fund dhe duhet me patjetër të fitojmë”, ka deklaruar Edi Martini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *