Kërkon historinë dhe statusin e legjendës, Conor Mcgregor pritet të ndeshet për titullin e tretë në 3 pesha të ndryshme

Kur flasim për histori, kemi të bëjmë patjetër me një luftëtar që nuk ndal së shkruari atë. Bëhet fjalë për Conor Mcgregor, i cili arriti të bëhej kampion i dyfishtë në 2 organizata të arteve marciale të përziera, në Cage Warrior dhe UFC. Gjithashtu irlandezi regjistroi ndeshjen më të shikuar të të gjitha kohërave, kur u përball me kampionin e pa diskutueshëm të boksit, Floyd ‘’Money’’ Maywether. Nga ajo sfidë, edhe pse e humbur, Conor siguroi vlerën e çmendur prej 100 milionë dollarësh.

Megjithatë duket se nuk mjaftohet me kaq, pasi Mcgregor kërkon të bëjë atë që nuk ka bërë kush më parë në MMA, fitoren e 3 titujve botërorë në 3 pesha të ndryshme. Edhe pse pritej që në rikthimin e tij të mundshëm në korrik të zhvillonte ndeshjen e tretë me Nate Diaz, ku dy përballjet e para kanë dalë nga një fitore secili, duket se rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar dhe Mcgregor do të ndeshet me Kamaru Usman. Ky i fundit është kampioni aktual i divizonit Welterweight. ‘’Nëse Jorge Masvidal mendon të ndeshet me Nate Diaz, atëherë ne do t’i kërkojmë UFC që Kamaru Usman ta mbrojë titullin përballë Conor Mcgregor’’, u shpreh për TMZ menaxheri i nigerianit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *