Kërkohet një partner për Piatek, Milani i rikthehet dëshirës së vjetër

Milani ka hedhur sytë drejt kampionatit francez. Kuqezinjtë dëshirojnë të përforcojnë repartin ofensiv dhe i janë rikthyer një dëshirë të vjetër. Ai quhet Radamel Falkao, sulmuesi i Monakos.

Kolumbianit i përfundon kontrata me ekipin nga Principata në vitin 2020 dhe rinovimi nuk ka ardhur ende. Siç raporton “A Bola”, 33-vjeçari ka vendosur të mos e zgjasë aventurën e tij me Monakon dhe po tenton të provojë një eksperiencë të re.

Milani është ndër klubet më të interesuara për të. Falkao premton eksperiencë dhe gola. Pavarësisht se ky sezon nuk ka qenë i mirë për ekipin e tij, sulmuesi latin ka shënuar 13 gola deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *