Kërkesa e veçantë e tifozit të Milanit: Më ktheni lekët mbrapsht!

0

Largimi i Gonzalo Higuain drejt Çelsit ka mërzitur shumë tifozë kuqezinj, pavarësisht se ata prisnin shumë nga argjentinasi. Aventura e 31-vjeçarit me ekipin e “Djallit” zgjati vetëm 6 muaj, po kush e kishte menduar se do të zgjaste aq pak? Po faktin që Bonuçi qëndroi vetëm një vit me Milanin dhe u rikthye përsëri në Torino?

Daniele Fusko është një tifoz i thekur i Milanit dhe në vitin e kaluar vendosi të blinte bluzën e Leonardo Bonuçit, ndërsa në fillimin e këtij sezoni vendosi të blinte bluzën e Higuain. Të dy janë larguar dhe kjo gjë e ka trishtuar Fuskon.

Tifozi ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të protestuar për këtë fakt. Ai ka postuar në rrjetet sociale dy foto me bluzat e ish-milanistëve. “I kërkoj zyrtarisht klubit të Milanit dëmshpërblimin e dëmeve”, shkruan në mënyrë ironike Fusko. Ai është gati të blejë një bluzë tjetër, por tashmë duhet të mendohet dy herë para se të zgjedhë emrin e ri…

 

View this post on Instagram

 

C’è qualcuno di voi messo peggio?

A post shared by Rompipallone.it (@rompipallone.it) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.