Kërcënime me vdekje, grushte dhe kanosje, policia arreston lojtarin e Vilarealit!

Mbrojtësi portugez përfundon nën pranga, pasi i bastiset shtëpia: gjendet pistoletë, gjurmë gjaku dhe litar, të cilat i ka përdorur kundrejt një prej viktimave të listës së tij të gjatë të futbollistit-vandal!

Tentativë për vrasje, kërcënime, plagë të shkaktuara, sjellje abuzive me armë zjarri dhe zhvatje me armë… Kjo është lista e pabesueshme e akuzave me të cilat Guarda Civil i është drejtuar Ruben Semedos, mbrojtësi portugez i Vilarealit, që u ndalua pardje nga policia e Valencias dhe që ndodhet në komisariat. Arrestimi është gjeneruar nga tregimi i pabesueshëm i viktimës së mundshme të aktit të fundit të futbollistit, që në këto 7 muaj e ca të kaluara te “nëndetësja e verdhë” ka luajtur vetëm 5 ndeshje (plus dhe dy me U-21 porguez) dhe është bërë protagonist i shumë episodeve të dhunshme.

Semedo përfundoi në kronikën e zezë, njëherë, sepse kërcënoi dikë me një shishe të thyer gjatë një sherri në diskotekë dhe një tjetër sepse e bëri me një pistoletë, gjithmonë pas një debati të ndezur në një klub nate, në këtë rast, bordello. Në të dy rastet, portugezi është ndaluar dhe, më pas, lëshuar. Por, këtë herë duket se ka rritur dukshëm nivelin e veprimeve të tij kriminale.

Sipas asaj që ka dëshmuar viktima, fjalë të sjella edhe nga “El Mercantil Valenciano”, Semedo, në një aksion me kunatin dhe mikun, ka tërhequr në një kurth në vilën e tij dhe aty ka nisur ta keqtrajtojë, duke e kërcënuar me një pistoletë të vendosur në fytyrë, duke i prerë edhe gishtin me thikë dhe lidhur. Më pas, shkoi në apartamentin e tij dhe duke i vjedhur para dhe ora luksi. Sakaq, teksa personi në fjalë ka tentuar të arratiset, e ka shtirë me pistoletë. Policia ka bastisur shtëpinë e Semedos dhe ka gjetur shkolla bejsbolli dhe golfi, me të cilat viktima rrëfen se është goditur dhe keqtrajtuar. Sakaq, është gjetur dhe litari me të cilin është lidhur, por edhe gjurmë gjaku kudo dhe pistoleta 9 milimetërshe e përdorur nga Semedo në raste të tjera.

Falsitete – “Nuk ka asgjë të vërtetë. Eshtë një shaka dhe klienti im është viktima në këtë histori”, ka deklaruar agjenti i lojtarit, Katio Balde, që ka shkuar në Valencia për t’i qëndruar pranë. “Karriera e tij do të mbetet e njollosur përgjithmonë dhe nuk ka bërë asgjë”. Mbetet për t’u parë nëse Balde dhe Semedo do të arrijnë që të bindin trupin gjykues. Vilareali ka marrë masa disiplinore ndja lojtarit dhe pret q ëtë dijë se cilat do të jenë verdiktet gjyqësore: për momentin, ai ka po aq arrestime sa ndeshje të luajtura, pra tre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *