Kërcënime dhe ofendime për gruan dhe të bijën, Interi po kthehet në “makth”

Çështja e Raxha Naingolan, është kryefjala e këtyre kohëve në ambientin e Interit, ku mesfushori belg u pezullua fillimisht për një kohë të pacaktuar nga ekipi, për arsye disiplinore. Më pas, u vendos që të pezullohej vetëm për ndeshjen ndaj Napolit dhe do të rikthehet në grup.

Gjithsesi, një natë më parë, bashkëshortja e Naingolan, Claudia Lei, ka zbuluar ajo dhe e bija e saj kanë marrë shumë ofendime dhe kërcënime në rrjete sociale, fakt që pritet ta thellojë akoma më shumë hendekun mes Interit dhe futbollistit belg.

Claudia ka publikuar një story në llogarinë e saj në Instagram ku shkruante: “Më lejoni t’u them vetëm një gjë, të gjithë atyre që më ofendojnë dhe kërcënojnë. Jam Claudia dhe i kam lexuar të gjitha çfarë keni shkruar, askush tjetër. Sa për kërcënimet për mua dhe vajzën, janë shumë të shpifura”, mbylli postimin e saj bashkëshortja e Raxha Naingolan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *