Kërcënim me bombë, ja ç’bëjnë tifozët e Ajaksit!

Në selinë e tifozëve të skuadrës holandeze të Den Hag është gjetur e ngjitur para derës një granatë shpërthyese. Anash saj ishte shkruar me një sprajt ngjyrosës shenja identifikuese e tifozëve të Ajaks, “XXX”. Nga kjo dyshohet se autorë të këtij veprimi të jenë tifozët e kësaj skuadre.

Kjo ngjarje nuk vjen rastësisht para përballjes Ajaks-Juventus, pasi tifozët e skuadrës së Den Hag janë binjakëzuar me ato të “zonjës së vjetër”. Për këtë policia ka rritur masat e sigurisë në mundësi të ndonjë trazire në rrugët e qytetit.

Gjithashtu mendohet se në shkallët e stadiumit, pikërisht në tribunën ku do të vendosen tifozët italianë, do të ketë prani të tifozëve të Den Hag dhe policia holandeze i trembet incidenteve të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *