Keqardhje për humbjen e derbit të parë, Duro: Maksimumin në ndeshjet e tjera!

Emocionet e një derbi, por zhgënjimi për humbjen në supersfidën e parë të këtij lloji me Dritën. Trajneri Shpëtim Duro nuk e fshehu atë që ndjente pas duelit me Gjilanin.

Në intervistën pas ndeshjes, dhënë për “SuperSport”, Duro deklaroi: “Është një ndjesi e mirë të drejtosh skuadrën në një derbi si ky i Gjilanit. Tifozët dhuruan spektakël dhe ishin mjaft korrektë. Megjithatë, ndjesia nuk është e mirë kur i humbet këto ndeshje”.

“Më vjen keq që derbin tim të parë e nis me humbje. Të tilla ndeshje, si ky derbi në Gjilan, apo si ato që kam zhvilluar në të kaluarën në Shqipëri vendosen nga detajet. Kishim mjaft raste në pjesën e parë, por pësuam gol nga një pakujdesi dhe ai episod i dha mjaft moral kundërshtarëve”.

“Jam emëruar së fundmi në krye të skuadrës dhe diferenca nga kryesuesit është e konsiderueshme. Kjo na detyron që prej këtij momenti, në ndeshjet e tjera të kampionatit të marrim maksimumin”, deklaroi trajneri Shpëtim Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *