Keqardhja e Hamilton: Alonso nuk ka fituar sa meriton!

0

Luis Hamilton dhe Fernando Alonso janë konsideruar në masë, si dy nga pilotët më të mirë të viteve të fundit në Formula 1. Britaniku vazhdon të fitojë dhe thyejë rekorde, ndërsa spanjolli po shijon sezonin e fundit në sportin e më të shpejtëve. Në një prononcim për “AS”, Luis Hamilton komenton vendimin e Alonsos për t’u larguar nga Formula 1.

“Si fillim, dua të them që është për të ardhur keq, që një pilot si Alonso nuk ka fituar aq shumë sa meriton për shkak të aftësisë së tij në pilotim, por sporti është një makinë e kompletuar dhe shumë interesante. Mund të jesh një pilot i madh, por kanë rendësi dhe manovrat që duhen bërë dhe si ti e luan këtë lojë.

Është si një lojë shahu, ka të bëjë me mënyrën se si ti pozicionohesh dhe të gjitha këto detaje ndikojnë, por Fernando ka qenë një nga pilotët më të mëdhenj dhe mund të them që ai ka qenë piloti më i mirë që kam patur përballë. I dërgoj urimet më të mira për të ardhmen. 17 sezone në këtë sport janë shumë dhe unë e respektoj fort për diçka të tillë, sepse nuk është e lehtë. Ka dhe raste të tjera si: Baton, i cili qëndroi shumë vite në Formula 1, apo Kobi Brajant në NBA. Një impenjim i madh, shumë kohë e harxhuar dhe dedikim. Njerëzit nuk e kuptojnë, ose vlerësojnë diçka të tillë, por unë si një i brendshëm e kuptoj mirë dhe e vlerësoj shumë këtë gjë”, përfundon kampioni në fuqi i Formula 1.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.