Keqardhja e Gegës: Mund të bënim më shumë

0

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur  për mikrofonin e “RTSH Sport” menjëherë pas ndeshjes me Mariborin. Tekniku tropojan është shprehur i kënaqur nga skuadra e tij, por beson se mund të kishin bërë akoma dhe më mirë. Gjithsesi Gega është i sinqertë kur thotë se pretendimet e skuadrës së tij janë në kampionatin që po vjen dhe se kjo ndeshje duhet t’u shërbente si një test.

“Ky rezultat e vështirëson situatën për kualifikim. Shkoi gjithçka siç e kishim planifikuar. Besoj se lojtarët bënë maksimumin. E dinim se Maribori është një skuadër e mirë dhe me histori. Ashtu siç erdhi loja mund të merrnim më tepër.

“Nuk u bë shumë në drejtimin e sulmit. Kemi pak kohë që punojmë. Kemi shumë punë për të bërë. Ideja ishte të bëjmë një paraqitje dinjitoze dhe të shohim veten se ku jemi. Synimit tona janë në kampionat.

“Na pret një transfertë shumë e vështirë. Do të mundohemi të rikuperohemi në kohë. Na pret një situatë tjetër. Bëmë një zëvendësim të detyruar me Malën dhe na u prishën planet. Do e analizoj ndeshjen. Në këtë atmosferë them se kemi bërë diçka pozitive”.

” Ne duhet të luajmë me disiplinë ashtu siç duhet. Nëse do të kishim besuar, do të merrnim barazim. Po të luanim si grup i disiplinuar, diferencat zvogëlohen. Ne duhet të luajmë me disiplinë ashtu siç duhet”.

“I kam dhënë disa emra klubit dhe nuk i ka marrë për shumë arsye”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.