Keq e më keq për Golden State, LeBron James spikat dhe në sfidën si “ish”

Në një ndeshje me mjaft rivalitet dhe emocione Lakers arriti që të merrte një fitore të vuajtur ndaj Cleveland, duke triumfuar me rezultatin e ngushte 109-105. Vijon të bëjë mirë LeBron James, i cili këtë ndeshje realizoi 32 pikë, ndaj ish-skuadrës së tij. Golden State nuk sheh “dritë”, teksa është mundur sërish në ndeshjen me Oklahoma, me rezultatin 123-95. Ishte humbja e katërt radhazi dhe pozitat e tyre ndërlikohen akoma dhe më shumë.

Ndeshje shumë interesante ishte ajo mes Detroit dhe Houston, me këta të fundit që fituan në frymën e fundit, me rezultatin 126-124. Milwaukee në anën tjetër nuk di të ndalet, duke fituar bindshëm ndaj Portland me rezultatin 142-100. Sukses arriti dhe skuadra e New York, që mundi 117-109 ekipin e Boston.

REZULTATET

Philadelphia 121-120 New Orleans,
Atlanta 108-124 Toronto
Milwaukee 143-100 Portland
Boston 109-117 New York
Charlotte 127-109 Indiana
Chicago 124-116 Phoenix
Golden State 95-123 Oklahoma
Cleveland  105-109 Lakers
Houston 126-124 Detroit
Minnesota 101-103 Denver
Utah Jazz 110-119 Sacramento
San Antonio 103-104 Memphis
Dallas 119-113 Brooklyn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *