Këpucët problem, Felaini hedh në gjyq sponsorin, Humels gjen zgjidhje me gërshërë

E çuditshme: edhe futbollistët më të njohur e të pasur në planet e kanë të vështirë të gjejnë këpucët e duhura për të luajtur futboll!

Brenda ditës janë publikuar dy lajme interesante, me Maruanin Felainin dhe Mats Humelsin që kanë pasur probleme me këpucët që veshin.

Mesfushori belg ka hedhur në gjyq kompaninë amerikane New Balance dhe i kërkon 2.1 milionë sterlina, për shkak se këpucët e kësaj kompanie e kanë dëmtuar. Futbollisti i Mançester Junajtid firmosi në vitin 2012 një kontratë 4-vjeçare me 600.000 sterlina në vit, për të veshur këpucët e New Balance, që sipas tij i kanë shkaktuar probleme në këmbë dhe e kanë lënë jashtë për shumë ndeshje.

Ndërkaq, Mats Humels në ndeshjen e fundit të kampionatit u fotografua me një palë këpucë të shqyera te vendi ku ndodhet gishti i madh i këmbës. Pas ndeshjes Humels sqaroi se i kishte prerë vetë këpucët, sepse kishte probleme me dy gishtat e mëdhenj të këmbës dhe nuk vishte dot këpucë. Gjithçka më mirë me këpucë të prera!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *