Këpuca “kriminale”, Ranieri zbulon dëmtimin qesharak të mbrojtësit të kombëtares

Merkatoja e verës së vitit të kaluar ishte për notën “10” për ekipin e Fulhemit, në rast se do të përqendroheshim te shpenzimet dhe lojtarët e afruar. Gjithsesi, pavarësisht shpenzimeve kolosale për një ekip të sapongjitur, Fulhemi ndodhet në vendin e parafundit në kuotën e 14 pikëve.
Një ndër lojtarët që u afrua me bujë ishte padyshim mbrojtësi i ardhur nga Suonsi, Alfi Mouson, i cili u ble për 17 milionë euro. 25-vjeçari ka qenë titullar fiks në ekipin londinez, por një dëmtim në gju e ka lënë jashtë fushave së fundmi dhe arsyeja që ka pësuar dëmtimin është disi absurde.

Trajneri aktual, Klaudio Ranieri e ka zbuluar vetë arsyen e dëmtimit të mbrojtësit, që ka ardhur në momentin kur Mouson po ndërronte takat që luante. “Ishte një dëmtim shumë i çuditshëm. Ai thjesht po ndërronte takat. Ishte e pabesueshme. I duhet më shumë kohë, nuk e di se sa”, ka mbyllur fjalët e tij numri një i pankinës së Fulhemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *