Ken si Baloteli? Po, edhe për sherret në familje

Moise Ken është njeriu i momentit në Itali, teksa talenti përveç spektaklit që po dhuron në fushë, po bëhet personazh edhe jashtë fushës. Lajmi se babai i tij i kishte kërkuar Juventusit një traktor në këmbim të firmosjes me Ken bëri xhiron e mediave.

Gjithsesi, përgjigja e djaloshit 19-vjeçar nuk ka munguar. Ken është krahasuar shpesh me Balotelin, pasi mënyra e tij e lojës ngjan shumë me Super Marion, por tashmë ngjashmëritë janë shtuar akoma më shumë, për shkak të kësaj polemike të fundit.

Pikërisht, sulmuesi i Juventusit ka reaguar mjaft ashpër ndaj babait të tij me një postim në story në llogarinë e tij në Instagram. Moise Ken është shprehur: “Traktor? Nuk e di se për çfarë po flet! Nëse jam ky që jam sot, kjo është falë nënës sime dhe me kaq i thashë të gjitha. Dhe mos harroni kurrë kush ju jep për të ngrënë kur e keni barkun plot”, ka përfunduar 19-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *