Ken njeriu i momentit, Juventusi i bën ofertën e parezistueshme

Moise Ken po kalon një formë të shkëlqyer. Sulmuesi 19-vjeçar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në dy muajt e fundit, teksa ka shënuar 6 gola në 7 aktivizimet e fundit në Serie A me skuadrën e Juventusit.

Sipas “tuttosport”, kjo ecuri e mirë do të shpërblehet nga drejtuesit e klubit torinez, të cilët po përgatisin një kontratë të re për lojtarin, i cili pritet të jetë e ardhmja e Juventusit dhe kombëtares së Italisë. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, do të luajë një rol kyç në arritjen e marrëveshjes së re.

Kampionët e Italisë duan të nënshkruajnë një marrëveshje të re që zgjat deri. në verën e 2024-ës. Falë kontratës së re paga vjetore e Ken do të katërfishohet, duke shkuar nga 500 mijë euro në 2 milionë euro në sezon (neto).

https://www.youtube.com/watch?v=RqqxyFGb3Kw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *