“Kemi hapur një grup në “Whatsapp” me lojtarët”, Andi Lila i shqetësuar: Me çfarë do jetojnë ata?

Një situatë të vështirë që po kalon gjithë Europa, që po ndikon edhe në futboll, nuk kishte sesi të shmangte edhe Shqipërinë. Te Sioni u paraqit edhe si rasti më dramatik, pasi presidenti ka hequr 8 lojtarë për shkakun e krizës aktuale dhe mos pasjes së buxhetit për të paguar futbollistët. Por nga ana tjetër, disa skuadra në Kinë kanë shpallur falimentin pas asaj që kanë kaluar.

E njëjta paraqitet gjendja edhe në Angli, Itali dhe Gjermani, ku si zgjidhja më e mirë është diskutuar ulja e rrogave. E kjo duke marrë parasysh që Koronavirusi do të largohet brenda pak kohësh, pasi në të kundërt, askush nuk e di zgjidhjen e krizës.

Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, Andi Lila është shprehur i shqetësuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, teksa shprehet se disa president ende nuk i kanë depozituar rrogat për lojtarët e tyre.

“Është një periudhë shumë e vështirë për futbollin shqiptar. Kam pasur telefonata nga disa futbollistë, diskutohet që paguhen mire, por jam i shqetësuar sepse presidentët nuk kanë kryer pagesat për ta. Nëse kjo situatë do zgjasë më shumë po ata me çfarë do jetojnë? Kemi bërë një grup në Ëhatsapp me disa prej futbollistëve të kampionatit shqiptar dhe aty diskutojmë edhe më pas ata po i përcjellin tek skuadrat e tyre. Ne po punojmë për të dalë me një deklaratë që futbollistët mos të lihen pas dore. Është një situatë e vështirë”, tha Lila. /Sport Ekspres/