KEK-u për ‘Guinness’, edhe më dobët se Laçi famëkeq

0

Feronikeli u shpall kampion në Kosovë, ndërkohë që KEK-u ishte skuadra e parë që matematikisht kishte rënë nga kategoria. Diçka e tillë për ta ka ndodhur me një rekord negativ. Në 33 ndeshje të kampionatit, kjo skuadër nuk mori më shumë se një pikë, falë një barazimi 2-2 me KF Ballkanin.

Ky ishte një sezon totalisht për t’u harruar për skuadrën e KEK-ut, që shënoi vetëm 24 gola dhe pësoi plot 104. Një edicion futbollistik edhe më i keq se ai i Laçit në sezonin 2004-05, me kurbinasit që e mbyllën kampionatin me 2 pikë. Laçi atë sezon mori vetëm 2 barazime në 36 ndeshje. Një pikë, kurbinasit e morën në fillim të kampionatit kundër Lushnjës.

Ndërsa pikën e dytë e siguruan në javën e fundit, në atë barazim 5-5 kundër Partizanit. Sulmuesi i Partizanit, Dorian Bylykbashi, shënonte 5 gola në atë takim, duke marrë në fund edhe “Këpucën e Artë” në Superiore.

Laci 2004-05 (m) / KEK-u 2018-19 (d)
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.