Kejn nuk përmbahet pas humbjes: Arbitër i dobët!

Herri Kejn e ka me arbitrin. Humbja me Spanjën normalisht që u ka djegur anglezëve, ndërkohë që pretendimet e tyre janë për një gol që iu anulua sulmuesi Deni Uellbek. Futbollisti i Totenhemit thekson se gjyqtari Deni Makele veproi gabim në atë rast.

“Në çastet e rëndësishme të ndeshjes arbitri duhet të qëndrojë i fortë, por fatkeqësisht ai nuk e bëri diçka të tillë. Uellbek qëndroi në pozicionin e tij dhe ishte De Gea ai i cili u hodh atij. Ndonjëherë portierët trajtohen më mirë se lojtarët e tjerë. Kjo nuk është diçka e drejtë”, deklaroi kapiteni i Anglisë pas takimit me Spanjën, që e humbën me rezultatin 1-2.

Kejn shton se të paktën Anglia nuk duhet të humbte, pasi bënë një lojë mjaft të mirë. Gjithsesi tani fokusi është te kundërshtari i radhës, Zvicra.

“Mendoj se meritonim të paktën një barazim, pasi kishim momente shumë të mira në fushë. Ky është futbolli. Të martën luajmë miqësoren me Zvicrën dhe do mundohemi të provojmë disa gjëra të reja”. Për ndeshjen e radhës në Nations League duhet pritur muaji tetor, pasi më datë 12 përballen me Kroacinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *