Kejn-Ikardi, të paktën njëri shkon në Madrid

0

Në Spanjë janë të bindur: Heri Kejn ose Mauro Ikardi do të jenë në Madrid këtë verë, për t’u bërë goditja e madhe verore e Florentino Perezit. Anglezi po mahnit te Totenhemi dhe është gati të ndryshojë ambient për të fituar trofe, ose të paktën kështu shpreson Reali. Perez do të tentojë ta blejë sulmuesin e Anglisë, për të rikthyer entuziazmin në Madrid dhe për të rikthyer edhe golat, që pak nga pak po shterojnë, sepse edhe Kristiano Ronaldo nuk mjafton më. Blerja e Kejnit ka bazë sportive, por edhe ekonomike, sepse Kejn është në modë, është sulmuesi më i famshëm në Premier Ligë dhe mjaft popullor jo vetëm në Europë, por edhe në Azi, ku është një idhull. Florentino Perez e sheh Kejnin si CR7 i ri dhe Adidas po mundohet ta firmosë me të një kontratë afatgjatë, edhe pse për momentin është me Nike.

Për sa i përket Ikardit, avantazhet e tij janë dy: së pari, është argjentinas dhe luan në Itali, që do të thotë se automatikisht ka shumë më tepër shanse ambientimi në Spanjë, aty ku anglezët nuk është se mahnitin. Së dyti, ylli i Interit ka një klauzolë interesante: në fillim të qershorit mund të largohet për 110 milionë euro. Çikërrima, po të mendosh që Heri Kejn me shumë gjasa vlen thuajse 200 milionë për Totenhemin dhe vetë Ikardi nëse rinovon do të vlejë 150 e lart. Mosha është e njëjtë për të dy sulmuesit, 24 vjeç, ndaj të dy garantojnë shumë vite në nivel të lartë, tashmë Reali duhet të vendosë cilin do të blejë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.