Kejn: Finalen s’do e shoh kurrë në video, do rikthehemi sërish

Totenhemi arriti për herë të parë në historinë 136-vjeçare të klubit të luante një finale Champions Lige. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Poçetino zhvilloi një sezon fantastik në Europë dhe u ndal vetëm nga Liverpuli i Klopit.

Zhgënjim dhe dhimbje e madhe për Spurs, por kapiteni beson se ata mund të rikthehen sërish aty. Herri Kejn nuk ishte në formën e tij më të mirë, shtrëngoi dhëmbët dhe luftoi fort, por nuk arriti që të ndihmonte ekipin e tij.

Sulmuesi i Totenhemit i është rikthyer edhe njëherë finales së Madridit në një prononcim për The Sun. Kejn nuk e ka parë akoma në video ndeshjen dhe vështirë që diçka e tillë do të ndodhë në të ardhmen.

Për ne futbollistët, finalja e Champions Ligës është, me shumë mundësi, një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës. Është shumë e vështirë ta lësh pas krahëve atë humbje. Kur arrin në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe nuk jep gjithë potencialin që ke, bëhet akoma dhe më tepër e rëndë.

Gjithsesi, jemi të vetëdijshëm se mund t’i përjetojmë përsëri ato emocione. Jemi në gjendje të rikthehemi sërish dhe të bëjmë gjëra të mëdha. Humbja e finales është e rëndë, por të jep stimuj për të tentuar ta rilash përsëri. Nuk e kam parë ndeshjen në video dhe besoj se nuk do ta shoh kurrë”, përfundon Herri Kejn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *