Keita i përgjigjet Tevezit, Juve ruan diferencën +9

0

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Tevez zhbllokon sfidën nga goditja e dënimit, ndërsa Roma gjen forcën për të barazuar me Keita, edhe pse në inferioritet numerik

 

Nuk ka fitues në “Olimpico”, ose më saktë, teorikisht ka një fitues dhe një humbës: fituesi është Juventusi, humbësi Roma. Motivi? Diferenca në renditje mbetet 9 pikë, ndërsa “Zonja” tashmë duhet të fshijë në kalendar përballjen direkte me verdhekuqtë, duke vazhduar në “dishezë” drejt titullit kampion. Për djemtë e Garsias, një tjetër shans i flakur më tej, sepse me një sukses mund të kthehej shpresa në vetëm 6 pikë larg. E të mendosh se nga kjo mbrëmje aspekti pozitiv për verdhekuqtë është që mbajnë ende pak gjallë shpresat, pasi me fitoren e bardhezinjve kampionati do të ishte “vrarë” përfundimisht (jo se kështu është ende i hapur totalisht, por që matematika të paktën ka shanse më të mira). Golit të jashtëzakonshëm të Karlitos Tevezit, që u vesh për një natë si Pirlo, e barazoi ai i Keitasë, me kokë. Por, merita e vendësve qëndron tek forca e karakterit dhe dëshira për të mos i dhënë një tjetër zhgënjim tifozëve, brenda fushës. Sepse, në inferioritet numerik (pas daljes me të kuq të Torosidis), nuk u shpërbënë, por qëndruan kompaktë. Në sajë edhe të zëvendësimeve të Garsias, këtë herë tepër të goditura. Ndërkaq, Juventusi u mjaftua me pikën dhe nuk bëri shumë tentativa për të mbyllur diskutimin, duke bërë Masimiliano Alergin të “çirrej” në fund, i pakënaqur nga sjellja e të tijëve, që gabojnë një tjetër “match point”…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here