“Keirozin e kam mik prej 35 vjetësh, por këto 90’ e harroj këtë”

“Kam pasur mundësinë që të ndjek ndeshjet e Iranit, jo vetëm këto të dyja, por edhe ato 10 në eliminatoret e zhvilluara. Isha i sigurt se kjo skuadër është e fortë. 10 ndeshje, 9 fitore. Futbollistë të mirëorganizuar dhe strategjikisht të fortë. Eshtë hera e dytë radhazi që merr pjesë në një botëror.

Irani ka treguar vlerat ndaj Marokut dhe Spanjës. Do të jetë e vështirë, përtej asaj që thuhet dhe shkruhet”. Trajneri i Portugalisë, Santos, e di se pengesa “Iran” nuk duhet marrë me lehtësi. Sakaq, përballë do të ketë Keirozin: “Jemi miq prej 35 vjetësh, por miqësia në një ndeshje të tillë duhet lënë mënjanë. Çdokush ka rrugën e tij.

Jemi profesionistë dhe do të provojmë të dy fitoren. E di që ai ka emocione, por në fushë do të hedhë ekipin më të mirë dhe motivuar. Irani do të luajë për kualifikim, nuk e di nga ka dalë ajo fjalia se nuk ka asgjë për të humbur. Janë më të mirët në Azi, edhe pse njerëzit duan të na e tregojnë ndryshe”. Më pas, Ronaldo: “Bën diferencën te Portugalia, ashtu si e bën te Reali dhe si e ka bërë te Mançester Junajtidi dhe Sporting Lisbona. Por, nuk luhet Ronaldo kundër Iranit…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *