Keidi Bare fantastik, trajneri i Malagas ka fjalë të mëdha për të

Keidi Bare “pushton” Malagan: nga tifozët deri tek drejtuesit i gëzohen talentit shqiptar, i cili javën e shkuar luajti për herë të parë si titullar dhe bindi, duke debutuar të shtunën në La Rosaleda, ndaj Lugos.

Një paraqitje madhështore, një “bishë” në mesin e fushës, aq sa pas ndeshjes të gjithë kishin në gojë vetëm 21-vjeçarin shqiptar. Një leksion për veteranët e ekipit, sepse me Baren në fushë mesfusha është shumë më agresive dhe dy fitore rresht nuk janë rastësi.

Trajneri Huan Munjiz foli edhe për Baren pas fitores ndaj Lugos: “Kur flasim që një lojtar i të rinjve bëhet titullar, është sepse ka treguar shumë gjëra. Nuk kishim asnjë dyshim. E ka merituar gjithçka po arrin, ka luajtur dy ndeshje shumë të mira“.

Tashmë talenti i Shqipërisë është titullar, varet veç prej tij që të konfirmohet te Malaga dhe të bëhet lojtar i rëndësishëm edhe te Shqipëria, aty ku jemi në emergjencë totale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *