Kedira ia hedh paq, ja sa do të mungojë mesfushori

0

Mungesa e Sami Kedirës në listën e të grumbulluarve për sfidën në Madridin ndaj Atletikos, shkakorit jo pak bujë. Klubi torinez shpjegoi se gjerman kishte shfaqur rrahje të pazakonta të zemrës dhe për këtë arsye kishte qëndruar në Torino ku do të kryente vizita të specializuar mjekësore.

Në një njoftim të bërë pak orësh, është bërë e ditur se 31-vjeçari i është nënshtruar me sukses ndërhyrje terapeutike për  të rregulluar problemin në sistemin kardiovaskular.

Trajneri Alegri do të duhet të tregohet i duruar, pasi Kedirës do t’i duhet të paktën një muaj që të jetë në dispozicion të tillë. Gjithsesi në klub nuk janë të shqetësuar aspak për këtë gjë, pari rëndësi ka që futbollisti ka shmangur rreziqe akoma më serioze që do të mund t’i cenon karrierën dhe jetën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.